Kur muret shndërrohen në ekrane – Netët e Dhërmiut në Gjon Mili Ivaf 2025

Kur muret shndërrohen në ekrane – Netët e Dhërmiut në Gjon Mili Ivaf 2025

Nga Thoma Gëllçi Pas tri netësh të paharrueshme në Korçë, ku arti u përkthye në dritë mbi fasadat e gurta të muzeut “Gjon Mili” dhe u pasurua nga ritmi qytetar, Festivali Ndërkombëtar i Video-Artit Gjon Mili IVAF është zhvendosur në një tjetër hapësirë mitike të Shqipërisë – fshatin Dhërmi. Ndryshe nga qyteti, që ofron struktura të përcaktuara, skena të ndërtuara dhe ndarje të qarta mes artit dhe publikut, Dhërmiu i hap rrugë një përjetimi tërësisht tjetër. Këtu, muret nuk kufizojnë – ato projektojnë. Në këtë fshat të zhytur mes malit dhe detit, ku çdo rrugicë është një fragment historie dhe çdo shtëpi bart kujtesë, arti nuk është vendosur mbi podiume, por është bashkuar me trupin e gurit, me frymën e ajrit dhe heshtjen e shpellave....