Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Toma zgjedh Partizanin, të kuqtë me nëntë afrime
Nga sot Rrok Toma, futbollisti i moshave kuqezi U21 bëhët pjesë e Partizanit në Abissnet Superiore. Futbollisti ka firmosur kontratë 3 vjeçare ndërsa ka si obsion edhe mundësinë e një viti shtesë. Ky është afrimi i 9-të i klubit që drejtohet nga presidenti Gazment Demi në merkaton e verës 2025. Përpos trajnerit Mladen Milinkoviç, gjatë verës nënshkruan futbollistët; Xhuliano Skuka (rikthim), Vusal Iskandarli, Karlos Martinez, Judah Garsia, Viktor Da Silva (rikthim), Rouen Hjumen, Amos Nondi, Arafat Doumbia dhe së fundi Rrok Toma. Njoftimi i Partizanit: FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e transferimit të lojtarit Rrok Toma nga ekipi italian UC AlbinoLeffe. Sulmuesi 21 vjeçar tashmë do të jetë pjesë e Partizanit, pasi ka firmosur me të kuqtë një kontratë 3 vjeçare me opsion rinovimi...