Sefa: Barazimi i Lushnjës ndaj Skënderbeut jo i keq

Sefa: Barazimi i Lushnjës ndaj Skënderbeut jo i keq

Dy javë, dy barazime ndaj ekipeve pretendente në Kategori të Parë. Kjo është Lushnja e teknikut Erion Xhafa e cila fillimsht barazoi në transfertë 0-0 ndaj Pogradecit dhe këtë fundjavë ndali Skënderbeun në “Roza Haxhiu” 1-1. Ky takim u ndoq dhe nga presidentja e klubit lagunar njëherazi Kryetare e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa. Pas takimit ajo ka shkruar në rrjete sociale: Sefa shkruan: “Nga Lushnja vs Skënderbeu 1-1! Ndeshje e fortë, kundër një rivali pretendent! Një barazim jo për tu hedhur tej, përkundrazi! Shpresojmë që skuadra të rritet edhe më shumë për të qenë aty ku e duan dhe e meritojnë tifozët tanë të mrekullueshëm!”/Sportiim.al/ Vazhdo leximin