2 Shtator 2025
16:10
Telesport
Drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl, ka vendosur të japë dorëheqjen.
Fillimisht ai ka marrë disa ditë pushim për të reflektuar pas merkatos, por mediat gjermane parashikojnë se ai e ka ndarë mendjen.
Eberl ndihet i pafuqishëm në Mynih. Ai ishte tepër i limituar në merkato dhe nuk dëshiron të marrë përgjegjësi për problemet e Bayern. Duket se Eberl nuk parashikon një sezon të mirë për skuadrën.
