Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Hansi Flick i pakënaqur, por merr premtimin e madh: Alvarez ose Harry Kane
2 Shtator 2025 16:13 Telesport Përtej zhgënjimit për merkaton e dobët që klubi këtë verë, Hansi Flick ndihet pozitiv për faktin që katalanasit nuk lejuan shitjen e asnjë ylli të skuadrës. Gjermani donte që Fermin Lopez, sidomos, të vijonte në “Camp Nou”, sepse sezoni është i gjatë dhe spanjolli është lojtar polivalent. Mund të luajë si 8-sh, si 10-sh dhe si sulmues krahu. Flick ka marrë premtime nga presidenti Laporta. Vera e vitit 2026 do të jetë spektakolare, sepse bilancet e klubit do të përmirësohen ndjeshëm. Barcelona do të blejë një sulmues të klasit botëror. Opsionet janë Julian Alvarez dhe Harry Kane. Katalanasit do të blejnë gjithashtu një qendërmbrojtës të kushtueshëm dhe një mesfushor defensiv.