2 Shtator 2025
12:35
Alfred Lleshi
Në mesfushën e Milanit spikat Luka Modric, fitues i “Topit të Artë”, legjendë me 34 trofe, përfshirë 6 Champions League. Së bashku me Adrien Rabiot, i cili ka 21 trofe mes PSG dhe Juventusit, dhe Ardon Jasharit, i dëmtuar aktualisht, mesfusha e kuqezi duket e pasur me eksperiencë dhe liderë. Samuele Ricci është gjithashtu alternativë luksi.
Me Modric dhe Rabiot si bosht, mesfusha kuqezi ka përvojë ndërkombëtare dhe shumë opsione taktike. Modric, gati 40 vjeç, e ka nisur titullar, ndërsa të rinjtë Ricci dhe Jashari mund të përdoren për të menaxhuar forcat, ose ndryshuar rolet.
Allegri ka gjithashtu Loftus-Cheek dhe Fofana, të ndryshëm, por të adaptueshëm, që mund të sjellin gola dhe përforcim të mbrojtjes. Me këtë përbërje, mesfusha e Milanit është një nga më të kompletuarat në Serie A, duke kombinuar cilësi, eksperiencë dhe freski fizike të rinjsh.
