Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Simeone përjeton startin më të keq në histori me Atletico: Me besim rezultatet do të vijnë
Vetëm dy pikë në tri javët e para të La Liga (dy barazime dhe një humbje) janë një start shumë i keq për skuadrën e Atletico Madrid. Ekipi i drejtuar nga trajneri Diego Simeone renditet në vendin e 16-të, shumë larg kreut dhe që tani ka humbur disi terren karshi rivalëve. Trajneri argjentinas po përjeton fillimin më të keq të sezonit që kur mori drejtimin e “colchoneros”. “Na mungon një gol që mund të thyejë situatën dhe t’i lejojë ekipit të rritet nga rastet që krijuam. Kemi vetëm dy pikë, por kam besim te lojtarët që kanë mbërritur. Me punë, do të fillojmë të mbledhim pikë“, tha Simeone. Simeone përsëriti nevojën për të ruajtur ekuilibrin: “Ekipi është gjithmonë i pari, pastaj vijnë pikët. Është shumë...