Inter merkato/ Vjen Akanji, por largohet Pavard, çfarë përfitojnë zikaltrit nga kjo lëvizje?

Inter merkato/ Vjen Akanji, por largohet Pavard, çfarë përfitojnë zikaltrit nga kjo lëvizje?

Beppe Marotta e kishte konisderuar të mbyllur merkaton e Interit, teksa foli pak para nisjes së sfidës Inter-Udinese. I pyetur nga gazetarët nëse do të afrohej ndonjë mbrojtës, presidenti zikaltër u përgjigj se për momentin është e vështirë të gjesh mbrojtës më kualitativë se sa ata që janë në dispozicion të teknikut Chivu këtë sezon. Megjithatë në ndryshim me fjalët e presidentit Marotta zikaltrit kanë afruar në orët e fundit të merkatos mbrojtësin zviceran Manuel Akanji nga skuadra e City, duke larguar për tek Olympique Marseille, Benjamin Pavard. Një lëvizje e papritur kjo, pavarësisht se Akanji ishte pranë zikaltërve edhe 3 sezone më parë, në kohë kur Inzaghi ishte ai që e kërkoi nga Borussia Dortmund. Akanji vjen nga City për 5 mln euro në...