Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pedri iu bashkohet kritikave të Flick për Barcelonën: Egot e vrasin suksesin, skuadra para të gjithëve
2 Shtator 2025 12:00 Alfred Lleshi Pedri González, një nga 6 lojtarët e Barcelonës, të grumbulluar me kombëtaren spanjolle, mbështeti kritikat e trajnerit Hansi Flick pas barazimit në Vallecas: “Egot e vrasin suksesin. Sezonin e kaluar të gjithë mendonim njësoj, luanim për skuadrën dhe ky ishte çelësi”. Pedri foli gjithashtu për portierin e ri Joan García: “Është i jashtëzakonshëm, i shpejtë dhe na ndihmon shumë. Një top-portier”. Për momentin personal, Pedri shtoi: “Jam shumë mirë, si sezonin e kaluar. Ndihem më rehat si mesfushor qendre, por trajneri më kërkon si mesfushor-sulmues dhe unë përpiqem ta bëj më të mirën”. Ai synon të luftojë për çdo trofe dhe shprehu dëshirën të kthehet sa më shpejt në “Camp Nou”. Për VAR-in në ndeshjen Rayo-Barça, nënvizoi: “Duhet përmirësuar. Nëse...