Sergio Ramos i futet muzikës, gati albumi i parë. Publikon këngën ku thumbon… Florentino Perez (video)

Sergio Ramos i futet muzikës, gati albumi i parë. Publikon këngën ku thumbon… Florentino Perez (video)

Cristóbal Soria, ish-delegati i Sevilla, shpjegoi në “Antena 3” arsyet pse Sergio Ramos publikoi këngën “Cibeles”, ku kritikon Florentino Pérez, presidentin e Real Madridit. Soria tha me shaka: “Ka nevojë për të ardhura, është pa para, mezi ia del deri në fund të muajit. Tani do ta shohim edhe nëpër koncerte e gjëra të tjera”. Ai shtoi se Ramos ka regjistruar një album të plotë, teksa kjo është vetëm një këngë: “E kam dëgjuar albumin e tij, njëra prej këngëve është kaq e mirë sa mund ta shijojmë këtu në studio. Ai ka punuar me artistë të njohur globalë”. Sipas Soria, në album, Ramos ka bashkëpunuar me J Balvin dhe Maluma, duke treguar anën e tij artistike pas largimit nga Real Madridi më 2021. Ja pjesa pikante...