Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Largohuni qenër…”; ultrasit e Rayo ndaluan dhurimin e fanellave nga Barcelona
2 Shtator 2025 8:41 Alfred Lleshi Në fund të ndeshjes në Vallecas, kur lojtarët e Barcelonës po largoheshin drejt dhomave të zhveshjes, pranë tifozëve më radikalë të Rayo ndodhi një incident. Kamerat e “Movistar” kapën një tifoz, pjesë e grupit “Bukaneros”, duke i ndaluar lojtarët të dhuronin fanella. Balde, me qëllim të mirë donte t’ia dhuronte fanellën e tij një tifozi, por u ndalua me fjalët: “Largohuni qenër, ne nuk dhurojmë fanella këtu. Nëse dhuroni ndonjë, ne do ta marrim. Kështu që ikni jashtë stadiumit dhe dhuroni atje çfarë të doni”. De Jong dhe Casadó mbetën të befasuar nga situata. Gjithashtu, Lamine Yamal, autor i penalltisë së diskutueshme për Barcelonën, u godit me disa objekte nga tribunat, sipas imazheve të transmetuara nga “Movistar”.