Piastri me këmbë në tokë: Janë ende 9 gara, 34 pikë nuk është një avantazh i mjaftueshëm

Piastri me këmbë në tokë: Janë ende 9 gara, 34 pikë nuk është një avantazh i mjaftueshëm

Gara e Cmimit të Madh të Holandës në Formula 1 ishte një bekim për pilotin australian të McLaren, Oscar Piastri, që fitoi në pistën e Zandvoort. Nga ana tjetër, rivali dhe shoku i tij i skuadrës Lando Norris, u detyrua të tërhiqej pas një problem në makinë. Për pasojë, Piastri udhëheq me 34 pikë në renditjen e përgjithshme, duke hedhur një hap të madh drejt titullit kampion për pilotë. Një epërsi që vetë australiani nuk e shpresonte para kësaj gare, ndërkohë që janë ende edhe 9 gara deri në fund të sezonit. Duke folur për këtë situatë, Piastri këmbënguli të mbante këmbët fort në tokë, duke përjashtuar mundësinë e spekulimit tani për avantazhin e tij. “Ka ende shumë rrugë për të bërë. Duhet të vazhdoj...