2 Shtator 2025
7:47
Alfred Lleshi
Edon Zhegrova ka dhënë intervistën e parë si lojtar i Juventusit, duke nënvizuar lumturinë e këtij transferimi.
Si ndiheni për këtë kalim te Juventusi?Sinqerisht, për mua është si një ëndërr. Është një moment i jashtëzakonshëm për mua dhe familjen time. Jam shumë krenar ta vesh këtë fanellë, do ta mbaj me shumë përgjegjësi, duke dhënë maksimumin për skuadrën.
Çfarë lloj lojtari jeni dhe cili është roli juaj i preferuar?Më pëlqen të luaj si anësor, të shënoj, të dribloj, të jap asistime dhe ta ndihmoj skuadrën me cilësitë e mia.
Jeni përballur me Juventusin më parë. Si ndiheni tani që jeni pjesë e tij?Vitin e kaluar luajtëm një ndeshje të madhe, Juve ishte kundërshtar i vështirë. Tani jam shumë i lumtur që ndodhem këtu dhe mezi pres t’iu bashkohem shokëve të mi të rinj.
Cilat janë objektivat tuaj?Shpresoj të shënoj sa më shumë dhe, mbi të gjitha, të fitoj trofe. Mendoj se me këtë skuadër mund t’i arrijmë, duke parë cilësinë që kemi.
Çfarë mesazhi keni për tifozët bardhezinj?I përshëndes të gjithë. Mezi pres t’i takoj në stadium. Spektakli po nis.
