ZYRTARE/ Zhegrova do të mbajë numrin 11, Juventusi: Do të jetë një armë e re për ne, na sjell energji dhe imagjinatë

ZYRTARE/ Zhegrova do të mbajë numrin 11, Juventusi: Do të jetë një armë e re për ne, na sjell energji dhe imagjinatë

Edon Zhegrova është lojtari më i ri i Juventusit. Futbollisti shqiptar ka bërë hapin e madh në karrierë, duke nënshkruar me një nga klubet më të lavdishme të Europës. Klubi bardhezi ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme transferimin e Zhegrovës, i cili do të mbajë në shpinë numrin 11. Juventusi ka njohur tifozët me profilin e 26-vjeçarit, ku ndër të tjera shkruan: “Energjia dhe Imagjinata. Zhegrova sjell talent, shpejtësi dhe një repertor teknik që do të rrisë potencialin sulmues të Juventusit. I aftë të luajë në të dyja krahët, ai do të jetë një armë e re në dispozicion të trajnerit Igor Tudor”./Sport Ekspres/