Galatasaray do të përdorë taktikën që ndoqi me Osimhen për të nënshkruar me Lookman

Galatasaray do të përdorë taktikën që ndoqi me Osimhen për të nënshkruar me Lookman

Ademola Lookman ka qenë një nga emrat më të përfolur në këtë merkato verore. Sulmuesi nigerian gjeti gjuhën e përbashkët për kushtet personale me Interin, por oferta e klubit zikatër për të disatën herë nuk u pranua nga Atalanta. Edhe pse më pas ka pasur interes edhe nga klube të tjera si Bayern, Tottenham, Arsenal etj, Ademola Lookman vazhdon të jetë lojtar i Atalantës, kur duhen edhe pak minuta nga mbyllja zyrtare e afatit të merkatos verore. Megjithatë, e ardhmja e Lookman pritet të jetë në Stamboll, aty ku merkato mbyllet më 12 shtator. Galatasaray duket se do ëprdorë të njëjtën taktikë që ndoqi vjet me Victor Osimhen, të cilin këtë merkato e transferoi në formë përfundimtare për 75 milionë euro. Ndërsa klubet e Serie...