Përfundimi i verës dhe moti i paqëndrueshëm nuk mbyll sezonin/ Shëngjini i rezervuar edhe në shtator

Përfundimi i verës dhe moti i paqëndrueshëm nuk mbyll sezonin/ Shëngjini i rezervuar edhe në shtator

Moti i paqëndrueshëm i fundjavës dhe fundi i stinës së verës nuk e ka mbyllur sezonin turistik në Shëngjin. Vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune vijon të jetë e populluar me pushues, ndërsa pritshmëritë pozitive mbeten përgjatë gjithë muajit shtator. “Realisht, mbyllëm një sezon 3-mujor të verës, të jashtëzakonshëm, me një fluks dhe interesim të jashtëzakonshëm, por kjo vazhdon edhe në muajin shtator. Jemi në datën 1 shtator dhe jemi te ajo shprehja tipike që vera nuk mbaron me gushtin,” tha Xhulio Nikolli, menaxher resorti. Operatorët turistikë shprehen se ky shtator po rezulton i favorshëm për bizneset, duke e zgjatur sezonin përtej muajve tradicionalë të verës. “Pritshmëritë për muajin shtator janë thuajse të njëjta si në muajin gusht. Ne jemi të lidhur...