1 Shtator 2025
12:40
Alfred Lleshi
Periudha inauguruese e Carlo Ancelottit si trajner i Brazilit ka hasur “turbulencat” e para. Pas barazimit 0-0 ndaj Fluminense, Neymar folirreth mungesës së tij në listë për ndeshjet kundër Kilit dhe Bolivisë. Ylli brazilian u shpreh se vendimi i trajnerit italian ishte “teknik” dhe nuk kishte lidhje me gjendjen e tij fizike.
Megjithatë, versioni i Ancelottit ishte ndryshe. Në momentin e shpalljes së listës, italiani theksoi se Neymar kishte pasur një problem të vogël fizik, ndaj nuk kishte arsye të rrezikohej në këto sfida, pasi Brazili tashmë është i kualifikuar për Botërorin 2026.
Ky interpretim i ndryshëm mes lojtarit dhe trajnerit ka ndezur diskutime në media, duke shtuar presionin mbi Ancelottin në fillimin e aventurës së tij me “Seleçãon”. Neymar, i cili mbetet një nga figurat më të rëndësishme të kombëtares braziliane, duhet të rikthehet në 100% të formës për të qenë pjesë e kompeticionit më të madh, Botërorit të vitit të ardhshëm.
