1 Shtator 2025
11:57
Telesport
Dominik Szoboszlai ishte heroi i Liverpool në fitoren 1-0 ndaj Arsenal. Ai realizoi një gol fantastik në minutat e fundit pas një goditje dënimi të shkëlqyer nga 25 metra, që përfundoi në trekëndëshin e portierit Raja.
Hungarezi i ka dhënë meritat ish-shokut të tij të skuadrës Trent Alexander-Arnold (ka shkuar te Real Madrid). Kjo vjen pasi mesfushorit i është kërkuar të luajë jashtë pozicionit në mbrojtësin e djathtë.
“Mora një rrezik. Isha i sigurt në vetvete, kështu që e provova dhe po, më në fund shënova. Duhet të përmend Trent. Ai po i gjuante goditjet e lira sepse ka një gjuajtje të pabesueshme. Por më në fund munda të kisha shansin tim dhe ia dola”, tha Szoboszlai.
“Më duhej të rrezikoja dhe ta gjuaja pak më fort sepse e di që Raya i pëlqen të kërcejë pas murit dhe, sigurisht, ai është një portier i pabesueshëm. Pra, nëse mendoj se shkon pak më shumë brenda ai e kap gjuajtjen“, deklaroi hungarezi.
