E KRYER! Gigio Donnarumma te Manchester City, ja detajet e transferimit të bujshëm

E KRYER! Gigio Donnarumma te Manchester City, ja detajet e transferimit të bujshëm

1 Shtator 2025 10:02 Alfred Lleshi Portieri i njohur italian, Gianluiggi Donnarumma, ka arritur marrëveshjen me Manchester City. Një paketë transferimi që shkon nga 30 deri në 35 milionë €, pasi PSG pranoi ta shesë “tepricën” e vet luksoze. Kapiteni i kombëtares italiane do të firmosë kontratë afatgjatë me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola dhe sipas planifikimit, do t’i kryejë sot kontrollet mjekësore në “Etihad”. Një gjigant i ri mbërrin te “qytetarët”, të cilët e kanë nisur keq sezonin aktual, në vazhdën e paraqitjeve zhgënjyese të sezonit të kaluar. Manchester City ka dy humbje këtë sezon në Premier League dhe ka luajtur tri ndeshje. Tri sfidat e ardhshme “bombastike” do të luhen ndaj Manchester United, Napoli dhe Arsenal. Kjo është një goditje e madhe për skuadrën...