Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vlahovic, njeriu i fitores së çmuar të Juventusit: Jam gjithmonë në dispozicion
1 Shtator 2025 8:39 Alfred Lleshi Autori i golit vendimtar të Juventusit, në fitoren minimale ndaj Genova, u shpreh: “Mendova vetëm të futesha në fushë, të bëja mirë dhe të shënoja. Ishte fitore e madhe në një fushë të vështirë. Jam i lumtur që ndihmova skuadrën dhe dua të vazhdoj kështu. Sezoni është i gjatë, shpresoj të jap gjithmonë maksimumin”. Mbi objektivat: “Kemi fituar një trofe, por nuk mjafton, kaq nuk është në nivelin e Juves. Shpresojmë të ngremë trofe të tjerë në duar, por duhet të ecim ndeshje pas ndeshjeje”. Në fund, i shpallur “Man of the Match”, Vlahovic falënderoi tifozët për mbështetjen. Il messaggio di Dusan 🤳🏻⚽️ pic.twitter.com/5UhiLO1f34 — JuventusFC (@juventusfc) August 31, 2025