Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Asllani, pas debutimit me Torinon: Këtu mund të rritem, të mësoj, madje të bëj edhe gabime
1 Shtator 2025 7:54 Alfred Lleshi Kristjan Asllani debutoi me fanellën e Torinos si titullar në javën e dytë të Serie A, kundër Fiorentinës. Pas ndeshjes, ai u shpreh për “Sky Sports”: “Mezi prisja të luaja me këtë fanellë. Trajneri më donte dhe e falënderoj. Do të përpiqem t’ua shpërblej. Sot ishim ekip nga fillimi deri në fund, duke luftuar. Mund të kemi një sezon të shkëlqyer, por duhet të vazhdojmë të luftojmë. Jam i lumtur këtu dhe ndihem gati. Të isha titullar në javën e dytë më kishte munguar. Interi ka skuadër shumë të fortë, e falënderova për gjithçka. Tani jam te Torino dhe duhet të marr përgjegjësi. Do të shkoj në kombëtare dhe pastaj do të kthehem të punoj fort. Filozofia e Baroni? Trajnerit i pëlqen...