Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Liverpuli fiton duelin e madh me Arsenalin, duke u konfirmuar si skuadra pretendente për titull në Premier League
Adriatik BALLA Dje u luajtën ndeshjet e xhiros së tretë të Premier League angleze, mes emocionesh të forta, por edhe një rivaliteti të spikatur, ku ra në sy dueli i më të mirave të momentit, Liverpulit dhe Arsenalit, duel i luajtur në “Anfield”. Kjo ndeshje sillte përballë njëra tjetrës dy skuadrat që kishin fituar të dy ndeshjet në xhirot e para dhe mbanin kryesimin. Pra ishte një përplasje e kryesuesve, por në të njëjtën kohë edhe e dy skuadrave që e kanë shfaqur hapur pretendimin për titullin. Ishte ndeshje deri diku e ekuilibruar, por në fund fitoi Liverpuli 1-0. Të kuqtë kaluan në avantazh ndaj Arsenalit me supergolin e Dominik Szoboszlait. Futbollisti hungarez e shënoi supergolin në minutën e 83-të të ndeshjes. Kjo fitore e...