“Tani mund të bëj dhe gabime”, Asllani flet pas debutimit me Torinon: Trajneri më donte vërtetë, më mungonte të luaja titullar që në javën e dytë

“Tani mund të bëj dhe gabime”, Asllani flet pas debutimit me Torinon: Trajneri më donte vërtetë, më mungonte të luaja titullar që në javën e dytë

Kristjan Asllani debutoi sot me fanellën e Torinos. Mesfushori shqiptar ishte titullar që në javën e dytë të Serisë A, diçka që siç edhe ai vetë u shpreh pas ndeshjes kundër Fiorentinës, i mungonte prej kohësh. Në intervistën e dhënë pas takimit për “Sky Sports”, Asllani ka thënë se trajneri Baroni ishte ai që e kërkoi te Torinoja dhe se do të përpiqet t’ja shpërblejë besimin në fushën e lojës. Ai gjithashtu ka hequr barrën e rëndë që mbartte fanella e Interit, teksa është shprehur se tashmë mund të bëjë edhe gabime në fushë. “Mezi prisja të luaja me këtë fanellë. Trajneri më donte vërtetë dhe e falënderoj. Do të përpiqem t’ua shpërblej në çdo mënyrë. Sot ishim një ekip, që nga fillimi deri në...