Marrëveshje mes palëve, Zhegrova do transferohet te Juventusi

Marrëveshje mes palëve, Zhegrova do transferohet te Juventusi

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Edon Zhegrova do të largohet nga Lille për të kaluar në radhët e Juventusit. “Zonja e Vjetër” do të paguaj rreth 20/25 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Lilës. Zhegrova ka kohë që ka arritur marrëveshje personale me Juven. Shqiptari i Kosovës, për shkak të një lëndimi nuk ka luajtur prej dhjetorit të vitit të kaluar. 26-vjeçari me francezët e Lilë ka zhvilluar 107 ndeshje ku ka kontribuar me 26 gola dhe 18 asistime. Kontrata i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.