Barcelona ngec ndaj Rayo Vallecano, Joan Garcia iu jep një pikë katalanasve (video)

Barcelona ngec ndaj Rayo Vallecano, Joan Garcia iu jep një pikë katalanasve (video)

31 Gusht 2025 23:31 Telesport Barcelona nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Rayo Vallecano, ndeshje e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Katalanasit gjetën golin me Lamine Yamal në minutën e 40-të, nga pika e bardhë e penalltisë. Ishte vetë Yamal, ai i cili fitoi penalltinë, pas goditjes në këmbë që mori nga kundërshtari brenda zonës. Arbitri nuk pati asnjë dyshim që ishte faull dhe dha penallti. Lamine Yamal merr topin, ne një super qetësi, e dërgon atë në rrjetë. Topi në njërën anë, portieri në anën tjetër. Ndërkohë që të gjithë u habitën pse nuk pati ndërhyrje të VAR për këtë rast. Mediat spanjolle raportojnë se VAR nuk mundi të ndërhynte në rastin e penalltisë sepse...