Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
I saktë para porte, goli i parë i Manaj në Emiratet e Bashkuara Arabe
Rey Manaj i ka dhuruar fitoren skuadrës së Al Sharjah, në ndeshjen e Kupës ndaj Dibbas, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Manaj realizon kështu golin e parë me ekipin e ri, teksa sulmuesi kuqezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Për Manaj, kjo ishte ndeshja e 3-të me fanellën e Al Sharjah.Kujtojmë që ai është i grumbulluar për ndeshjet e shtatorit të kombëtares, ato ndaj modestëve të Gjibraltarit dhe Letonisë.