31 Gusht 2025
17:49
Telesport
Fabrizio Romano raporton se Santiago Gimenez është bindur dhe ka dhënë “ok” e tij për transferimin te Roma, në këmbim të drejtpërdrejtë me Artem Dovbyk.
Sulmuesi meksikan i transferuar më shumë bujë nga Feyenoord te Milan në merkaton e janarit, nuk ka arritur dot të përshtatet ashtu siç pritej te kuqezinjtë. Situata ka ndryshuar për keq, pas ardhjes së Max Allegri-t, i cili kërkon një profil tjetër në sulm ndryshe nga ai i meksikanit.
Edhe pse dëshira e tij është të vazhdojë te Milan, Gimenez ka vendosur të mos dalë kundër klubit dhe të pranojë transferimin te Roma.
Në anën tjetër, Dovbyk ka dhënë prej kohësh “ok” e tij për transferimin te Milan. Në këto orë të mbetura të merkatos, pritet vetëm që dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët për kushtet, para se të zyrtarizojnë shkëmbimin e bujshëm të kësaj vere.
