Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Mesfushori Ylber Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet e Kombëtares
                            Mesfushori Ylber Ramadani do të mungojë në dy ndeshje e Kombëtares të shtatorit, miqësores me Gjibraltarin më 4 shtator dhe ndeshjes së kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë në Tiranë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pasur një infeksion të përsëritur të laringut, i cili kërkon pushim për disa ditë dhe terapi me antibiotikë dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së Kombëtares.