Burimi: 
								Telesport.al
								
							
                                    Foto © Telesport.al                                
                            PSG luan tenis ndaj Toulouse, Joao Neves do ta mbajë mend gjatë këtë ndeshje (video)
                            30 Gusht 2025 23:01 Telesport PSG ka marrë fitoren e tretë rresht në Ligue 1, pasi mposhti në transfertë sonte Toulouse 3-6. Protagonisi kryesor i takimit ishte padyshim Joao Neves. Ylli i ri portugez shënoi 3 gola, njëri më i bukur se tjetri. Në minutën e 7-të, Joao Neves hapi serinë e golave duke shënuar me gjysmë-rroveshatë, në minutën e 14-të ia arriti qëllimit dhe shënoi në mënyrë spektakolare me rroveshatë dhe në minutën e 78-të shënoi me një super goditje nga distanca. Golat e tjerë për parizienët u shënuar nga Bradley Barcola 10’dhe dy gola nga penalltia nga Ousmane Dembele 31′ dhe 50′. Për vendasit shënoi golin e parë Cresswell në minutën e 37-të, por humbën në fund të pjesës së parë edhe një...