Fund dramatik në Rrogozhinë, Egantia dhe Elbasani bëjnë “paqe”. Shumë zhurmë për asgjë, në Partizani-Teuta mungon goli

Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës në Superiore, të vlefshme për javën e dytë. Në Rrogozhinë, Elbasani ishte shumë afër fitores, por në fund shifrat u shënuan 1-1.
Ekipi i drejtuar nga Ivan Gvozdenovic duket se e ka shumë seriozisht këtë vit dhe do jetë një kundërshtar i fort për këdo. Synimi kryesor i verdhebluve është “Final Four”.
Elbasani gjeti golin në fundin e pjesës së parë, pas një kundërsulmi të shpejtë, ku Tsague i jep një asist perfekt Diallo dhe ky i fundit me një veprim të bukur brenda zonës, ku shmang mbrojtësin kundërshtar dhe dërgon topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë, Egnatia e drejtuar nga Ilir Tetova u mundua të gjente golin e barazimit me çdo kusht dhe e arriti atë vetëm në minutën e 82-të me të sapo futurin në fushë, Jefferson, i cili shënoi me kokë, pas krosimit që mori nga goditja e këndit.
Goli i brazilianit acaroi verdhëblutë, kapiteni Bruno Lulaj merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë fushën e lojës. Në minutat e fundit pati shuëm tension në fushë, Egnatia e mbylli takimin me 9 lojtarë. Në minutën e katërt shtesë, Jefferson pengon brenda zonës Bunjakun dhe arbitri jep penallti. Goditja e Loukilit pritet nga Dajsinani, por Jonathan Lajthia i gjendur aty, dërgon topin në rrjetë. Festë e madhe tek Elbasnai, por ndërhyn VAR dhe goli anullohet sepse lojtari i verdhebluve është futur në zonë para ekzektumit të 11-metërshit.Rezultati final 1-1.
Në sfidën tjetër, të luajtur në “Arenën e Demave”, Partizani dhe Teuta barazuan pa gola. Kjo ishte ndeshja e parë për këtë sezon të ri për durrësakët, të cilët vijnë me ndryshime të shumta, duke filluar nga presidenca, trajneri dhe disa afrime të bujshme që kanë bërë në ekip. Megjithatë, nuk shkuan më shumë se 1 pikë në transfertën ndaj Partizanit.