Haxhiu kritikon LDK dhe PDK-në për shkelje gjatë seancave konstituive

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për veprime që shkelin aktvendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me seancat konstituive të Kuvendit. Sipas LVV-së, LDK nuk ka marrë pjesë disa herë në votime, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me abstinimin e saj gjatë votimit të Nenad Rashiq për nënkryetar, po tregon “përkrahje ndaj Listës Serbe”.Pas përmbylljes së seancës konstituive nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nënkryetarja nga LVV, Albulena Haxhiu, theksoi se mandati duhet t’i jepet partisë fituese për të dëshmuar shumicën e nevojshme prej 61 votave për formimin e qeverisë së re. Haxhiu nënvizoi se LVV është e interesuar që të ecet përpara për formimin e qeverisë së re ose, në mungesë të konsensusit, të shkohet në zgjedhje të parakohshme.Ndërkohë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se nuk ka arsye për të thirrur një seancë tjetër konstituive brenda 48 orëve. Sipas tij, në vijim duhet që mandatari i partisë fituese të dërgohet te presidentja Vjosa Osmani, ndërsa do të thirret mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm.Seanca për konstituimin e legjislativit të nëntë nisi më 15 prill, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Që nga ajo datë janë tentuar 61 herë për konstituimin e plotë të Kuvendit, ndërsa deri tani është zgjedhur vetëm kryetari Dimal Basha, por jo edhe kryesia e plotë. Sot dështuan edhe përpjekjet për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, pas disa tentimeve për tre deputetët e këtij komuniteti.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për veprime që shkelin aktvendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me seancat konstituive të Kuvendit. Sipas LVV-së, LDK nuk ka marrë pjesë disa herë në votime, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me abstinimin e saj gjatë votimit të Nenad Rashiq për nënkryetar, po tregon “përkrahje ndaj Listës Serbe”.Pas përmbylljes së seancës konstituive nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nënkryetarja nga LVV, Albulena Haxhiu, theksoi se mandati duhet t’i jepet partisë fituese për të dëshmuar shumicën e nevojshme prej 61 votave për formimin e qeverisë së re. Haxhiu nënvizoi se LVV është e interesuar që të ecet përpara për formimin e qeverisë së re ose, në mungesë të konsensusit, të shkohet në zgjedhje të parakohshme.Ndërkohë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se nuk ka arsye për të thirrur një seancë tjetër konstituive brenda 48 orëve. Sipas tij, në vijim duhet që mandatari i partisë fituese të dërgohet te presidentja Vjosa Osmani, ndërsa do të thirret mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm.Seanca për konstituimin e legjislativit të nëntë nisi më 15 prill, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Që nga ajo datë janë tentuar 61 herë për konstituimin e plotë të Kuvendit, ndërsa deri tani është zgjedhur vetëm kryetari Dimal Basha, por jo edhe kryesia e plotë. Sot dështuan edhe përpjekjet për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, pas disa tentimeve për tre deputetët e këtij komuniteti.