Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Humbi njeriun e dashur, Daku shënon dopietë dhe nuk i mban dot lotët
                            Mirlind Daku gjeti rrugën e rrjetës dy herë, në ndeshjen e Rubin Kazan ndaj Orenburg në kampionatin rus. Kjo dopietë vjen në një moment delikat për sulmuesin e Kombëtares. Vetëm një ditë më parë, Daku njoftoi lajmin e hidhur me ndjekësit, për ndarjen nga jeta të gjyshit të tij. Pikërisht golat e shënuar sot ishin dedikim për të. Pas realizimit të parë, Daku nuk i mbajti dot lotët, ndërsa u mbështet nga shokët e skuadrës. Sa i përket ndeshjes, Daku i dha avantazhin e dyfishtë Rubin Kazan, por skuadra e shqiptarit u barazua në pjesën e dytë, falë dy realizimeve nga Guzina dhe Thompson.