Pamje të pazakonta, Laporta bën veten “kurban” në mesin e “Camp Nou” (video)

Pamje të pazakonta, Laporta bën veten “kurban” në mesin e “Camp Nou” (video)

Të hënën pritet takimi vendimtar mes Bashkisë, zjarrfikësve dhe Gardës Urbane për të vendosur nëse “Spotify Camp Nou” do të mund të hapet për ndeshjen Barça-Valencia, më 13 ose 14 shtator. Bordi drejtues i Barcelonës vazhdon punën intensive. Këtë të premte, një përfaqësi e vogël, e udhëhequr nga presidenti Joan Laporta, vizitoi stadiumin dhe avancimin e punimeve, të cilat po vazhdojnë me ritëm të shpejtë. Në momentin më të pazakontë, Laporta u shtri në qendrën e fushës, në rrethin qendror të stadiumit, simbolikisht, duke ndjerë afërsinë e rikthimit në “tempullin” blaugrana. Në fushë ishin gjithashtu Elena Fort, zv.presidentja institucionale dhe përgjegjëse e projektit “Espai Barça”, drejtuesi Xavi Puig, si dhe disa ekzekutivë të tjerë të klubit. Klubi katalanas mbetet i kujdesshëm për mundësinë e rikthimit...