30 Gusht 2025
10:00
Alfred Lleshi
Pas javësh negociatash, thashetheme dhe kontakte me klube të ndryshme, e ardhmja e Hojlund është më në fund e vendosur. Napoli dhe Manchester United kanë gjetur marrëveshjen totale për sulmuesin 22-vjeçar, që kthehet në Itali pas aventurës së tij me Atalantën.
Shuma totale e marrëveshjes arrin në 51 milionë euro (6 milionë euro bonuse për ‘Djajtë e Kuq’ dhe obligim blerjeje për 45 milionë nëse Napoli kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm). Për anglezët është parashikuar edhe një përqindje (5%) në rast të shitjes së ardhshme.
Antonio Conte do të ketë kështu në dispozicion zëvendësuesin e Romelu Lukaku, i cili do të mungojë të paktën tre muaj për shkak të dëmtimit në muskulin e kofshës së majtë.
Hojlund ka luajtur më parë në Serie A, sezoni 2022-2023, me Atalantën, duke shënuar 9 gola në 32 ndeshje, para se të transferohej te Manchester United për 70 milionë euro, plus bonuse.
Në “Old Trafford”, pas një sezoni të parë të suksesshëm me 17 gola në kampionat dhe kupa, sezoni i dytë ishte më i vështirë me 12 gola dhe raport të ftohtë me trajnerin e ri Amorim. Tani, Hojlund nis një aventurë të re në Napoli.
