30 Gusht 2025
9:07
Telesport
Skuadra e Besëlidhjes në basketboll për meshkuj ka nisur nga puna për ndërtimin e një tjetër ekipi fitues, për të mbrojtur titullin kampion në Superligë. Në faqen e tij zyrtare në Facebook, klubi lezhjan ka konfirmuar afrimet e para në merkato.
Kështu, shtatlarti Trey Edmonds është përforcimi më i fundit, që vjen nga Amerika dhe do të luajë në pozicionin e qendrës. Një tjetër amerikan që do të veshë fanellën e Besëlidhjes është Dalon Dean, që luan anësor.
Basketbollisti i tretë që vjen nga përtej oqeanit është Momo Stokes, ndërkohë që më herët, në radhët e skuadrës së drejtuar nga trajneri Afrim Bilali ka ardhur edhe talenti i koshit shqiptar Frenki Lilaj, që vjet lunate me Tiranën.
