Taremi: Kam kontratë, mund të qëndroj tek Interi. Do të varet nga disa situata

Taremi: Kam kontratë, mund të qëndroj tek Interi. Do të varet nga disa situata

E ardhmja e Mehdi Taremit vazhdon të jetë temë aktuale në shtëpinë zikaltër. Sulmuesi, i cili foli për disa gazetarë vendas, pas fitores 3-1 të kombëtares së tij kundër Afganistanit, ndeshje ku ai luajti vetëm disa minuta, shpjegoi realisht se si qëndron situata: “Kam një kontratë, për rrjedhojë mund të qëndroj edhe në Milano”. Ish-lojtari i Portos më pas shtoi: “Gjithçka do të varet nga mënyra si do të evoluojnë disa situata. Me klubin ekziston një ndjenjë shumë e mirë, jemi çdo ditë në kontakt për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme për të gjitha palët e përfshira”. Kur i vihet në dukje se ka afate të ngushta, ai përgjigjet kështu: “Shpresoj që gjithçka të përcaktohet shpejt, deri në fund të këtij turneu...