Prej disa ditësh stadiumi “Laçi” është shndërruar në kantier pune. Bashkia Kurbin si pronare e impiantit sportiv në bashkëpunim me klubin ‘Laçi’ kanë ndërhyrë në gjithë struktuart e stadiumit duke e kthyer si gjithnjë në model për t’u ndjekur (video).
Përtej fushes model, janë meremetuar dhe lyer mjediset e jashtme dhe të brendshme, stolat i janë nënshtruar një terapie përmirësimi, vënë dorë në ndriçimin e plotë e mbi të gjitha është bërë nga e para pjesa metalike që ndan tifozeritë me një gardh gjigand.
Marrëdhëdhënja institucionale:
FSHF, sektori i licensimit ka inspektuar ditë më parë dhe lënë detyra të cilat sipas kurbinasëve janë plotësuar 100%. Me gjasë ekspertët përfaqësuas të palës organizatore të garave sportive (FSHF), kanë dhënë dakortësinë.
Ndërkaq nesër zhvillohet ndeshja e javës së dytë (Kategori e Parë) Laçi- Kastrioti (16:00) ndërsa të dielën e dyta e Superiores; Vora- Tirana (17:00)/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
