“Bild” çfarë gafe para Bayern Munich-Inter! “Fenomeni Inzaghi”, por fotoja është e…. Pippos

“Bild” çfarë gafe para Bayern Munich-Inter! “Fenomeni Inzaghi”, por fotoja është e…. Pippos

Një gabim aspak i këndshëm, aq më tepër kur bëhet fjalë për një nga trajnerët më të suksesshëm të momentit në Europë. Në prag të supersfidës së Champions League mes Bayern Munich dhe Interit, gazeta prestigjioze gjermane “Bild” i ka kushtuar vëmendje të veçantë duelit dhe protagonistëve, duke përfshirë edhe një intervistë të gjatë me ish-sulmuesin e madh të të dyja klubeve, Karl-Heinz Rummenigge, sot anëtar i bordit drejtues të Bayernit. Në qendër të vëmendjes ishte padyshim Simone Inzaghi, trajneri i Interit, që prej kohësh po fiton vlerësime në rritje për rezultatet dhe stilin e lojës që ka ndërtuar me skuadrën zikaltër. Rummenigge nuk i kurseu fjalët e mira për të: “Për mua është një surprizë pozitive. Ka fituar në Itali, po bën shumë mirë...