Shtatori do t’i vërë në sprovë kuqezinjtë tanë, me një miqësore “limonatë” si ajo ndaj Gjibraltarit dhe kualifikuesen pasuese ndaj Letonisë. Trajneri Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve të thirrur për këto dy ndeshje, 25 të tillë, pa prurje të reja. Braziliani doli në konferencën për shtyp dher shpjegoi zgjedhjet e tij, duke thënë se nuk është ky momenti për të bërë eksperimente:
Asnjë ndryshim në listë, mungojnë vetëm Ismajli dhe Sherri, çfarë do të na thuash?Ne kemi bërë 50% të rrugëtimit, kemi luajtur 4 ndeshje, kemi edhe 4 të tjera. Për lojtarët që mungojnë, kam folur me ta, kanë patur dëmtime. Sherri dhe Ismajli është e rëndësishme të pushojnë dhe të ambientohen me klubet e rinj, ku janë transferuar kësaj vere. Nuk donim të rrezikonim me ta. Sa iu përket ndryshimeve, nuk ka të tillla, nëse gjithçka shkon si duhet. Ndryshimet ndodhin kur gjërat janë kundër. Kur nga futbollistët kuptoj që nuk duan, atëherë merret vendim ndaj tyre, por shikoj se të gjithë futbollistët kanë dëshirë të luajnë për kombëtaren.
Asnjë risi në emra. A ke ndonjë strategji për fitoren? Do të ketë ndryshime në ndeshjen me Letoninë, pasi kemi një miqësore më parë. Kemi Bajramin, Pajazitin dhe Berishën, që kanë luajtur me U-21 dhe ende nuk kanë luajtur një ndeshje të plotë me ne. Letonia është një ndeshje delikate, ndaj do të bëjmë ndryshime. Sa i përket Nedim Bajramit dhe Muçit, kanë bërë një rrugëtim të mirë me ne. Për momentin Bajrami nuk është në një moment të mirë, ndërsa Muçi luajti dje me ekipin e tij. Janë lotjarë të rëndësishëm dhe vijnë me dëshirë në kombëtare, japin maksimumin në fushën e lojës.
A ke menduar për emra të rinj në kombëtare?Kam patur shumë dilema. Puna me kombëtaren nis shumë kohë më parë, kam nisur të mendoj për listën që në fillim të gushtit. Ndeshja ndaj Letonisë është shumë e rëndësishme, ndaj nuk mendoj se është momenti të eksperimentojmë me futbollistë të rinj. Na duhen futbollistë që janë mësuar me skemat dhe përgjegjësitë tona. Kam folur shumë këto kohë me të gjithë, kam besim se futbollistët e zgjedhur do të bëjnë mirë.
Kemi 3 futbollitë që kanë bërë një rrugëtim me U-21, por ende nuk kanë performuar një pjesë të plotë me kombëtaren e madhe…Ne nuk mund të grumbullojmë 30 futbollistë dhe të krijojmë 2 skuadra. Secili prej nesh do të ketë momentin e tij. Më duhet të vlerësoj futbollistët që kanë bërë një rrugëtim deri tani, për të rinjtë do të ketë një kohë tjetër. Ka limit për sa iu përket ndeshjeve miqësore. Nuk mund të bëjmë dot 10 zëvendësime në miqësore, lejohen vetëm 6. Për lojtarë të tillë që kanë bërë rrugëtim me ne prej 3 apo 6 muajsh, Berisha ishte në listën e Europianit, por akoma nuk ka luajtur 45 minuta. Sigurisht, për të tjerët do të vijë momenti. Tani nuk është momenti i duhur, nuk kemi hapësirë kohe. Na duhet të vlerësojmë lojtarët që kemi tani dhe kanë bërë rrugëtim me ne prej një kohe të caktuar.
A është Gjibraltari, kundërshtari i duhur testues para Letonisë?Miqësoret të japin mundësinë të shikosh futbollistët që s’kanë luajtur shumë me komëbtaren. Do të jetë ndeshjen e mirë për ta testuar veten. Ndoshta nuk është momenti më i mirë për disa lojtarë, por mendoj më shumë për çështje minutazhi se sa performance të tyren në fushë.
Përveç Dajsinanit dhe Alijit, a ka ndonjë futbollist tjetër që mund të merret nga Superiorja?Qefalija është një emër. Ka bërë mirë, e pashë edhe mbrëmë. Është shumë teknik, luan me këmbën e majtë. Taktikisht është shumë inteligjent, është në listën e pritjes. Dajsinani na ka surprizuar, vrapon dhe është shumë i angazhuar. Kjo më ka pëlqyer.
25 kuqezinj, Sylvinho shpall listën e kombëtares për Gjibraltarin dhe Letoninë
