28 Gusht 2025
21:21
Telesport
Dusan Vlahovic ka qenë një nga emrat e shumë përfolur këtë merkato verore. Sulmuesi serb është lidhur vazhdimisht me një transferim të mundshëm te Milan, por problem ka qenë paga e tij e lartë. Po ashtu është përfolur dhe për një interesim nga ana e Newcastle, po klubi anglez ka arritur së fundmi marrëvehjen me Nick Woltemade.
Pavarësisht zërave të merkatos, Vlahovic me 99% do qëndrojë te Juventus. Këtë gjë e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Damien Comolli, në një intervistë të fundit për “Sky Sport”.
“Nuk ka fërkime midis nesh dhe Dusan Vlahovic. Ai është pjesë e ekipit. Është 99% e sigurt se ai do të qëndrojë dhe do të jetë me ne për të gjithë sezonin. Ka pasur shumë diskutime me disa klube, por asgjë konkrete”, tha Comolli.
Po ashtu, Comolli u pyet në lidhje me një transferim përfundimtar të Kolo Muani, drejtoi i përgjithshëm i bardhezinjve u shpreh se nuk donte të fliste për lojtarë të skuadrave të tjerë, duke e konsideruar mungesë respekti. Por, shtoi se drejtuesit e klubit po punojnë fort këto ditë të fundit dhe se shumë gjëra mund të ndodhin deri në mbrëmjen e 1 shtatorit, kur mbyllet merkato.
