Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pirro Dhima u bë grek në avion, Zhegrova mezi bëhet shqiptar në tokën e tij
Nga Nju Jorku, Marko Caka Duke marrë shkas nga një reagim publik i një deputeteje të Partisë Demokratike lidhur me pajisjen me shtetësi shqiptare të futbollistit Edon Zhegrova, nuk mund të mos shpreh shqetësimin tim, jo për vetë procesin e shtetësisë, por për mllefin që u ndie më shumë ndaj personave që e kanë dhënë këtë shtetësi, sesa ndaj mënyrës se si ajo është përfituar. Së pari, Edon Zhegrova është shqiptar dhe ka të gjithë të drejtën e Zotit të marrë shtetësinë e Shqipërisë, si bijtë e të njëjtit komb e të njëjtit gjak, që dëshirojnë të pajisen me pasaportën e tokës mëmë. Së dyti, Zhegrova nuk është një qytetar i zakonshëm që thjesht ka aplikuar për dokumente. Ai është një futbollist me karrierë të...