Një serbe nga Mitrovica dhe partneri i saj, një pilot i Forcave Ajrore të Kroacisë, janë arrestuar në ishullin Vis, nën dyshimin se kanë kryer veprimtari spiunazhi në favor të Serbisë. Hetimet janë zhvilluar nga policia kroate në bashkëpunim me Europol-in.Sipas mediave kroate, përfshirë Index.hr, dyshimet janë se piloti kroat i ka transmetuar të dashurës së tij informacione konfidenciale, të cilat ajo më pas i ka përcjellë strukturave të Listës Serbe.Burime hetimore bëjnë të ditur se piloti, i cili më parë ka shërbyer edhe në misionin e KFOR-it në Kosovë, ka ndarë me partneren e tij të dhëna të ndjeshme mbi lëvizjet e trupave ndërkombëtare dhe situatën e sigurisë në veri të Kosovës, që nga fundi i vitit 2022 deri në këtë vit. Hetuesit dyshojnë gjithashtu se të dyshuarit kanë shkëmbyer informacione edhe mbi komunën e Zubin-Potokut, një nga zonat më problematike për shkak të tensioneve të vazhdueshme mes serbëve lokalë dhe autoriteteve të Kosovës.Në dosjen hetimore përfshihet edhe transferimi i Dejan Pantiq, ish-polic i Kosovës i arrestuar për sulmet ndaj zyrave të KQZ-së në veri, arrestim që në dhjetor 2022 shkaktoi protesta dhe barrikada të gjata në Jarinjë e Bërnjak. Piloti dyshohet se i ka dhënë partneres së tij informacion mbi transportin e Pantiqit me helikopter nga KFOR-i, si dhe mbi vendimin e mëvonshëm për kalimin e tij në arrest shtëpiak.Sipas “Index”, serbja e dyshuar punonte për një kompani të huaj në Serbi dhe më herët ishte e njohur si reportere nga Mitrovica. Ata u arrestuan më 25 korrik, ndërsa në telefonat e tyre janë gjetur komunikime që sipas hetuesve vërtetojnë aktivitetin e spiunazhit.Aktualisht, piloti kroat ndodhet në paraburgim, ndërsa ndaj të dashurës së tij serbe është marrë vendim për dëbim nga Kroacia dhe ajo është vendosur në qendrën për të huaj në Trilje.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një serbe nga Mitrovica dhe partneri i saj, një pilot i Forcave Ajrore të Kroacisë, janë arrestuar në ishullin Vis, nën dyshimin se kanë kryer veprimtari spiunazhi në favor të Serbisë. Hetimet janë zhvilluar nga policia kroate në bashkëpunim me Europol-in.Sipas mediave kroate, përfshirë Index.hr, dyshimet janë se piloti kroat i ka transmetuar të dashurës së tij informacione konfidenciale, të cilat ajo më pas i ka përcjellë strukturave të Listës Serbe.Burime hetimore bëjnë të ditur se piloti, i cili më parë ka shërbyer edhe në misionin e KFOR-it në Kosovë, ka ndarë me partneren e tij të dhëna të ndjeshme mbi lëvizjet e trupave ndërkombëtare dhe situatën e sigurisë në veri të Kosovës, që nga fundi i vitit 2022 deri në këtë vit. Hetuesit dyshojnë gjithashtu se të dyshuarit kanë shkëmbyer informacione edhe mbi komunën e Zubin-Potokut, një nga zonat më problematike për shkak të tensioneve të vazhdueshme mes serbëve lokalë dhe autoriteteve të Kosovës.Në dosjen hetimore përfshihet edhe transferimi i Dejan Pantiq, ish-polic i Kosovës i arrestuar për sulmet ndaj zyrave të KQZ-së në veri, arrestim që në dhjetor 2022 shkaktoi protesta dhe barrikada të gjata në Jarinjë e Bërnjak. Piloti dyshohet se i ka dhënë partneres së tij informacion mbi transportin e Pantiqit me helikopter nga KFOR-i, si dhe mbi vendimin e mëvonshëm për kalimin e tij në arrest shtëpiak.Sipas “Index”, serbja e dyshuar punonte për një kompani të huaj në Serbi dhe më herët ishte e njohur si reportere nga Mitrovica. Ata u arrestuan më 25 korrik, ndërsa në telefonat e tyre janë gjetur komunikime që sipas hetuesve vërtetojnë aktivitetin e spiunazhit.Aktualisht, piloti kroat ndodhet në paraburgim, ndërsa ndaj të dashurës së tij serbe është marrë vendim për dëbim nga Kroacia dhe ajo është vendosur në qendrën për të huaj në Trilje.
Piloti kroat dhe partnerja serbe arrestohen në Kroaci, dyshohen për spiunazh”
