Ribery “kthen kasetën”: 2013-ta ishte viti im më i mrekullueshëm, meritoja “Topin e Artë”

8 Prill 2025

13:02

Alfred Lleshi

Franck Ribéry, legjenda e Bayern Munich, foli për përballjen mes Interit dhe bavarezëve, të martën në mbrëmje, duke kujtuar momentet kulminante të aventurës së tij në Bavari: “Jam shumë i lidhur me atë qytet, sepse më priti, më kuptoi, më bëri futbollist dhe njeri të madh.
Unë gjithmonë do ta dua atë qytet (Mynihun) dhe njerëzit e tij. Bayerni ishte një aventurë e mrekullueshme, edhe tani në atë qytet jeton familja ime. Kujtimi më i lumtur është viti 2013, viti kur fituam gjithçka. Ishim si një ‘makinë’, argëtoheshim duke fituar. Ndoshta unë do ta kisha merituar ‘Topin e Artë’ atë vit…”
Po vitin 2010, vitin e lavdisë për Interin, a e kujton ndonjëherë?Sigurisht, ndëshkimi në ndeshjen e parë me Lyonin, që më hoqi mundësinë të luaja në finalen e ‘Bernabeut’, nuk mund ta harroj. Ishte një dhimbje e madhe, por nuk mund ta kontrollosh gjithçka në karrierë. Nuk kam siguri që Bayerni do të kishte fituar ndaj Interit po të isha në fushë. Ndoshta do ta kishim humbur gjithsesi, por do të isha një armë më shumë.