Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ardon Jashari e nis me probleme te Milani, por Allegri e pëlqen: “Lojtar i shkëlqyer”
28 Gusht 2025 15:59 Telesport Massimiliano Allegri sot deklaroi Ardon Jashari nuk do të jetë gati për ndeshjen e fundjavës, për shkak dëmtimi. “U dëmtua pak gjatë seancës stërvitore të mëngjesit të sotëm, sepse u përplas me Gimenez”, tha tekniku i Milanit. Allegri nuk dha shumë detaje, por nuk ishte i shqetësuar, sepse Jashari do të jetë 100% gati për ndeshjen tjetër. “Jashari është lojtar i shkëlqyer. Fatkeqësisht, nuk do të jetë gati nesër, por do ta kemi në dispozicion për ndeshjet në vijim. Ai përshtatet me filozofinë tonë”, tha Allegri. Ndërkohë, mediat italiane raportuan një gjë më serioze nga ajo që tha tekniku. Jashari ka dëmtuar fibulën dhe ky dëmtim është mjaft serioz.