Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Rashiq dështon sërish të zgjidhet nënkryetar/ Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
                            Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Deputeti nga pakica serbe, Nenad Rashiq, ka dështuar të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Kjo është hera e dytë që ai nuk votohet për këtë post. Rashiqi i mori 56 vota për, 1 kundër dhe 20 abstenime. Ai ka të drejtë të nxirret në votim vetëm edhe një herë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e ndërpreu seancën dhe tha se administrata e Kuvendit do të njoftojë se kur mund të vazhdojë ajo. Ai i thirri partitë parlamentare për konsultime për zgjedhjen e nënkryetarit nga pakica serbe, që është hapi i fundit për ta konstituuar Kuvendin përfundimisht.