Te Manchester City ndërrojnë mendje për Savinho, braziliani pritet të qëndrojë në “Etihad”

Te Manchester City ndërrojnë mendje për Savinho, braziliani pritet të qëndrojë në “Etihad”

28 Gusht 2025 12:34 Telesport Savinho pritet të qëndrojë te Manchester City përtej përfundimit të afatit kalimtar të merkatos, që mbyllet më 1 shtator. Pavarësisht interesit nga Tottenham, që ishte gati të paguante 70 milionë euro, anësori tani duket pothuajse i sigurt se do të qëndrojë në “Etihad”. City mund të ketë konsideruar një tjetër negociatë me Spurs nëse do të kishin qenë në gjendje të siguronin një zëvendësim të klasit të lartë. Te “citizens” nuk kanë dashur ta shesin Savinho këtë verë dhe ai do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Pep Guardiola për sezonin e ardhshëm.