Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ambrosini për startin e kuqezinjve: Cremonese, dush i ftohtë… As Allegri nuk e kuptoi çfarë ndodhi
Milani debutoi keq, me humbje në shtëpi, ndaj Cremonese. Ish-mesfushori kuqezi, Massimo Ambrosini, komentoi për “Corriere della Sera”: “Ishte një dush i ftohtë. Është e vërtetë që kanë mbetur edhe 4 ditë deri në mbylljen e merkatos, në fushë nuk ishte Leao, por nga ajo që pamë në miqësoret dukej se skuadra kishte baza solide. Madje as Allegri, sipas mendimit tim, nuk e kuptoi plotësisht çfarë ndodhi në javën e parë të kampionatit”. Një krahasim me skuadrën e sezonit të kaluar: “Duke parë ata që ikën, si Theo apo Reijnders, duhet të pranojmë se ishin top-lojtarë në pozicionet e tyre. Në këtë moment është herët për krahasime, sepse merkatoja nuk ka mbaruar ende. Kujtojmë se Napoli, një vit më parë, pas humbjes në javën e parë...