Gjyqi që zgjati 10 vite, Platini dhe Blatter shpallen të pafajshëm përfundimisht

Gjyqi që zgjati 10 vite, Platini dhe Blatter shpallen të pafajshëm përfundimisht

28 Gusht 2025 13:07 Alfred Lleshi Hetimi për mashtrim të dyshuar, që kishte bllokuar karrierën e Platini dhe e kishte penguar të kandidonte për presidencën e FIFA-s, është mbyllur përfundimisht. Pas pafajësisë së dhënë në shkallën e parë më 2022 dhe konfirmimit në apel në mars 2025, prokurori vendosi të mos apelojë më, duke e mbyllur kështu zyrtarisht çështjen. Hetimi, që zgjati 10 vite dhe pati implikime politike, kishte nisur nga akuza se Platini dhe Blatter kishin marrë në mënyrë të paligjshme 2 milionë franga zvicerane nga FIFA. Të dy pranuan se Platini kishte qenë këshilltar i Blatter në periudhën 1998-2002 dhe se kontrata për pagë vjetore prej 300.000 frangash ishte paguar rregullisht nga FIFA. Sipas Platini dhe Blatter, shuma e kërkuar më 2011 përfaqësonte...