Alonso sqaron të ardhmen e Rodrygo: Kam biseduar me të, sezoni sapo ka filluar

28 Gusht 2025

11:03

Telesport

Me merkaton që po shkon drejt fundit e ardhmja e sulmuesit brazilian Rodrygo është ende e paqartë. Ai ka qenë në stol në ndeshjet e para sezonale të Real Madrid dhe zërat për një largim të tij kanë qenë të shpeshta.
Gjithsesi, trajneri Xabi Alonso dëshiron që t’i japë një shans sulmusit pavarësisht se e ka ulur në stol. “A kam folur me Rodrygon? Po, sigurisht, siç bëj me të gjithë lojtarët e mi”, sqaron trajneri spanjoll
Më tej, Alonso deklaron: “Për mua, sezoni sapo ka filluar. Kupa e Botës për Klube ishte një kontekst tjetër. Tani kemi kampionatin dhe më pas edhe Champions e Kupën. Të shohim”.
Sezonin e kaluar, Rodrygo luajti 51 ndeshje, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë 9 asiste. Por muajt e fundit, si me Ancelotti ashtu dhe me Alonso, ai ka ngrohur stolin apo ka qenë në tribunë.