Fitojnë Alcaraz, Djokovic e Sabalenka, tenistët “big” sigurojnë kualifikimin në raundin e tretë të US Open

Fitojnë Alcaraz, Djokovic e Sabalenka, tenistët “big” sigurojnë kualifikimin në raundin e tretë të US Open

28 Gusht 2025 8:51 Telesport Ka nisur sot në Nju Jork raundi i dytë i grand slam të US Open në tenis. Spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2 në botëm, fitoi 3-0 (6-1, 6-0, 6-3) ndaj italianit M.Belluci. Në raundin e tretë avancon edhe serbi Novak Djokovic, që mundi 3-1 amerikanin Z.Svajda. Një biletë për më tej sigurojnë tenistët amerikanë Taylor Fritz, Francis Tiafoe dhe Ben Shelton. Te femrat, numri 1 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, fitoi 2-0 (7-6, 6-2) ndaj ruses P.Kudermetova. Më tej avancon edhe Jessica Pegula e Amerikës, britanikja Emma Raducanu dhe italiania Jasmine Paolini. Në raundin e tretë kualifikohen edhe Emma Navarro e Amerikës, Mirra Andreeva e Rusisë, bjellorusja tjetër Victoria Azarenka dhe kazakja Elena Rybakina, tenistë këto që ndodhen në...